deli
DELI mb. bised.
1. Tregon një shkallë të lartë cilësie dhe në lidhje me emra (zakonisht përpara tyre) merr kuptimet: «shumë trim», «shumë i fortë», «shumë i mirë», «shumë i bukur» etj.; alamet. Deli djalë (burrë). Deli vajzë (nuse). Deli kalë. Deli krua. Deli fshat. Deli shtëpi. Deli arë. Deli farë (grurë). Deli pushkë. Deli valle. Deli këpucë. Deli punë.
2. I krisur, i çartur, i marrë; kokëkrisur. Trim deli.
3. si em. ~, ~U m. ~NJ, ~NJTË. Trim i madh, trim i marrë. Çohu, deliu i nënës!