DELIKAT mb.

1. I butë në të prekur; i njomë. Lëkurë delikate.

2. Që thyhet lehtë, i brishtë; që është mjaft i dobët, i hollë etj. e që duhet përdorur me shumë kujdes. Xham (filxhan) delikat. Aparat delikat.

3. Që mund të preket lehtë nga ndonjë sëmundje; që nuk i qëndron të ftohtit etj.; i dobët. Fëmijë delikat. Me trup delikat. Bimë (lule) delikate. Është shumë delikat.

4. fig. Që preket lehtë në ndjenja, shumë i ndjeshëm; i hollë. Shpirt delikat. Zemër delikate. Është bërë shumë delikat. Sa delikat që je! iron.

5. fig. Që është tipar i një njeriu me edukatë të mirë e me kulturë; i hollë. Sjellje delikate. Shije delikate.

6. fig. Që është i rëndësishëm e i ndërlikuar dhe duhet trajtuar a duhet kryer me shumë kujdes. Punë (detyrë, çështje, temë) delikate. Mision delikat. Gjendje delikate. Moshë delikate. Operacion delikat.