DELIKATESË f. libr.

Të qenët delikat; sjellje a veprim me kujdes e me takt të veçantë, me edukatë të mirë e me kulturë; sjellje e hollë. Me (pa) delikatesë. Foli (iu përgjigj, u ul, ndërhyri, e ndërpreu, e sqaroi, e kundërshtoi) me delikatesë.