denduri
DENDURI f.
1. Të qenët shumë afër njëri-tjetrit, të qenët i dendur; dendësi. Denduria e pemëve. Denduria e pyllit.
2. Të përsëriturit shpesh, shpeshtësia e përdorimit, e goditjeve etj. Denduria e përdorimit. Denduria e rrahjeve të zemrës. Denduria e zjarrit (e të shtënave).
3. spec. Shkalla e lëkundjes, e lëvizjes etj. së diçkaje; frekuencë. Denduri e lartë (e ulët). Denduria e tingujve. Denduria e rrymës. Denduria e valëve (e dridhjeve, e lëkundjeve). Denduria e zërit.