denoncoj
DENONCOJ kal.
1. Njoftoj organet përkatëse për diçka që kam gjetur, që kam zbuluar ose që kërkohet, që duhet t'i nënshtrohet kontrollit shtetëror etj. Denoncoi mallrat. Denoncoi arin. Denoncoi një sëmundje ngjitëse.
2. Njoftoj organet përkatëse shtetërore për veprimtarinë armiqësore a të kundërligjshme të dikujt; kallëzoj. Denoncoi një armik. E denoncuan kulakun. E denoncuan botërisht.
3. dipl. Shpall si të pavlerë e të pafuqi një traktat, një marrëveshje etj., që kam pasur me një shtet tjetër a me disa shtete; bëj të njohur botërisht qëndrimin tim kundër një vendimi a veprimi të dikujt, hedh poshtë a dënoj botërisht. Denoncuam traktatin. Denoncoi marrëveshjen.