DEPOZITOJ kal.

1. Grumbulloj e ruaj në një vend të posaçëm një sasi të madhe malli a diçka tjetër për ta përdorur me vonë; fut në depo diçka; mbledh e vë mënjanë. Depozitojnë mallrat (drithin, karburantin).

2. fin. Vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me vlerë etj. për t'i ruajtur e për t'i përdorur sa herë që të kem nevojë. Depozitoi para në bankë (në arkën e kursimit). Kishte depozituar ar.