DEPRESION m.

1. gjeogr. Ultësirë nën nivelin e detit; vend i ulët, gropore. Depresion tektonik (malor). Depresion i thellë.

2. spec. Rënia e presionit; presion i ulët. Depresion barometrik. meteor. rënia e presionit atmosferik. Ka depresion në lartësitë e mëdha. meteor.

3. mjek. Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Depresion moral (shpirtëror). Depresion mendor (psikik). Depresion nervor krizë nervore. Gjendje depresioni. Pati një depresion.

4. fig. ekon. Rënie e ndjeshme a amulli e përgjithshme në jetën ekonomike e shoqërore të një vendi ose në një degë të ekonomisë. Depresion ekonomik (financiar). Depresion ndërkombëtar. Depresion i fortë (i thellë). Depresion në tregti.