DERDHUR mb.

1. tek. Që është përgatitur duke e derdhur në forma a në kallëpe të caktuara. Pjesë (këmbimi) të derdhura.

2. kryes. fig. Që është i varur poshtë e i përhapur a i lëshuar lirshëm; që vjen sipas trupit. Ka flokë të derdhur. Rrobat i rrinë të derdhura.

3. fig. Që ka forma të rregullta e të hijshme, i drejtë, i hajthëm e i bukur. Me trup (me shtat) të derdhur. Me këmbë (me llërë) të derdhura.

4. fig. bised. I shpërndarë, i përhapur. Fshat i derdhur. Me shtëpi të derdhura.

5. fin. Që është derdhur në një bankë, në një arkë kursimi etj. (për një shumë të hollash a për diçka tjetër me vlerë). Shuma e derdhur. Kuota e derdhur.

6. bised. E shkrifët (për tokën). Tokë e derdhur.