derisa
DERISA lidh.
1. Përdoret në fillim të një fjalie të varur kohore, që tregon vazhdimin e veprimit deri në një kohë të caktuar ose përcakton cakun kohor më të fundit të veprimit. Punoi derisa u err. E kërkuan derisa e gjetën. Ndenji derisa u shërua. Luftuam derisa e liruam vendin. Nuk do ta harroj derisa të jem gjallë.
2. Përdoret në fillim të një fjalie të varur, e cila tregon shkakun a pasojën e asaj që thuhet në fjalinë kryesore ose arsyeton me forcë përfundimin e shprehur nga fjalia kryesore; përderisa. Derisa e merr vetë përsipër, perse të mos e lejojmë? Derisa s'pranon të vijë, i ka mbetur qejfi. S'ke si bën ndryshe, derisa ke dhënë fjalën. Derisa populli e zgjodhi, kishte besim tek ai.