deritanishëm
DERITANISHËM mb.
Që ka qenë, ka ndodhur, është bërë a zhvilluar deri në çastin kur flasim ose deri në ditët tona; që është arritur, grumbulluar, ndjekur etj. deri tani. Periudha e deritanishme. Puna (veprimtaria) e deritanishme. Arritjet (përfundimet) e deritanishme. Përvoja e deritanishme. Qëndrimi i deritanishëm. Të dhënat e deritanishme.