DESPOTIK mb.

1. Që lidhet me atë formë qeverisjeje ku gjithë pushteti është në duart e një sundimtari absolut, që bazohet në despotizëm. Regjim (sundim, shtet) despotik. Qeveri despotike.

2. Tiranik, shtypës, arbitrar. Metoda despotike. Sjellje despotike. Qëndrim despotik.