DETERMINIZËM m. filoz.

Doktrinë sipas së cilës të gjitha dukuritë e ngjarjet kanë karakter ligjësor e kushtëzohen nga lidhje shkakësore objektive. Determinizmi materialist (dialektik). Determinizmi metafizik determinizëm që pranon vetëm domosdoshmërinë në natyrë e në shoqëri dhe mohon çdo rastësi. Determinizmi gjeografik.