DETYROHEM vetv.

1. Shtrëngohem të bëj një punë a diçka tjetër pa dëshirën time e pa vullnetin tim; më duhet të bëj diçka, jam i detyruar të bëj diçka. Detyrohem të rri në shtrat. Detyrohem të bërtas (të hesht).

2. libr. I jam mirënjohës dikujt për një të mirë që më ka bërë; ndiej një detyrim moral ndaj dikujt. I detyrohem atij për gjithçka.

3. vet. veta III libr. Është bërë a është arritur me përpjekjet, me mundin a me kujdesin e dikujt. Zbulimi i vendburimit të ri u detyrohet gjeologëve tanë.

4. I kam borxh dikujt. Sa i detyrohesh atij?

5. Pës. e DETYROJ 1,2.