deve
DEVE f.
1. zool. Kafshë përtypëse trupmadhe me këmbë të gjata, me qafë të gjatë e të përkulur, me kokë të vogël dhe me një gungë ose me dy gunga në kurriz, që përdoret në shkretëtira e në stepa të thata si kafshë ngarkesë. Deve me një gungë (me dy gunga). Lesh (mish, qumësht) deveje. Karvan devesh.
2. bised. Lesh i butë, i cilësisë së lartë, që merret nga kjo kafshë, lesh deveje. Triko (fustan) deveje.
- E bën vezën deve i zmadhon shumë gjërat, e bën mizën buall.