dezinfektoj
DEZINFEKTOJ kal.
Zhduk a shkatërroj me lëndë kimike e me mjete të posaçme mikroorganizmat e dëmshme (mikrobet etj.) ose bartësit e tyre (insektet etj.); pastroj një vend a një send (rrobë etj.) nga mikrobet ose nga lëndët helmuese. Dezinfekton plagën. Dezinfektoi shtëpinë (spitalin, dhomën e të sëmurit, rrobat). Dezinfekton armët. Dezinfekton ajrin (ujin e pijshëm).