dhëmbor
DHËMBOR mb.
- 1. Që ka të bëjë me dhëmbët; që u përket dhëmbëve. Nerv dhëmbor.
- 2. gjuh. Që shqiptohet duke puqur majën e gjuhës e pjesën e përparme të saj tek ana e pasme e dhëmbëve të sipërm (për tinguj të tillë si d, t etj.). Tinguj dhëmbore. Bashkëtingëlloret dhëmbore.
- 3. gjuh. si em. ~ E, ~JA f. ~E, ~ET. Tingull dhëmbor.