dhembshëm
DHEMBSHËM mb.
- 1. Që të dhemb (për plagë etj.), që të jep dhembje. Plagë e dhembshme.
- 2. Që të lëndon shumë, që të bën të pikëllohesh, që të shqetëson, që të prek thellë në zemër. Histori (ngjarje) e dhembshme. Letër e dhembshme. Vdekje e dhembshme.
- 3. I dhembshur. Nënë (vajzë) e dhembshme. Baba i dhembshëm.
DHEMBSHËM ndajf.
- Me dashuri e me dhembje, me dhembshuri, dhembshurisht. Foli dhembshëm. E pa dhembshëm.