DHEMBSHURI f.

  • Ndjenja që ushqen dikush për njerëzit që i do a që i dhimbsen, dashuria a dhembja që ka a që ndien dikush për dikë a për diçka; ndjenjë e thellë keqardhjeje etj., zemërbutësi; të qenët i dhembshur. Dhembshuria e nënës (e babait, e prindërve, e fëmijëve). Dhembshuria për vendlindjen. Me (pa, plot) dhembshuri. Ndjenjë dhembshurie. (S')ka dhembshuri. Shpreh dhembshuri. Përkëdhel me dhembshuri.