dhjetë
Shqip
redaktoniNumër
redaktonidhjetë num. them.
- 1. Numri që vjen menjëherë pas nëntës dhe që shënon një sasi të barabartë me nëntë dhe një. Dhjetë njerëz (shokë, zogj, kazma, libra, pushkë, shtëpi.) Dhjetë minuta (orë, ditë, javë, muaj, vjet). Dhjetë herë. Dhjetë për qind. Shumëzoj (pjesëtoj) me dhjetë. Dhjetë e nga dhjetë (njerëz, nxënës). Numëroj deri në dhjetë. Vihuni (rreshtohuni;) për dhjetë!
- 2. përmb. DHJETË (të), DHJETA (të). Dhjetë (frymorë, sende, etj.) të marrë së bashku, dhjetë bashkë.
- 3. perd. si num. rresht. I dhjetë. Në orën dhjetë në orën e dhjetë të mëngjesit, të mbrëmjes. Në dhomën dhjetë. Më dhjetë. bised. në orën dhjetë. Më dhjetë të çdo muaji në ditën e dhjetë të çdo muaji.
- Hyri për dhjet ka filluar vitin e dhjetë të jetës, i mbushi nëntë vjet dhe filloi të dhjetin. Mat dhjetë (tri, shtatë) herë e pre një herë fj.u. shih te MAT. Punon (flet, bën) sa për dhjetë punon, (flet, bën) shumë. Një okë e dhjetë, një okë pa dhjetë (një okë e pesë, një okë pa pesë) shih tek OK/Ë,-A.
DHJETË f.
- 1. Shifra dhjetë (10); sasia që shënohet me këtë shifër. Mbledh dy dhjeta. Heq dy nga dhjeta. I shtoj pesë dhjetës.
- 2. Send a njeri, që shënohet me numrin dhjetë. Dhjeta e mirë. Dhjeta spathi. Dhjeta shënoi gol.
- 3. Nota dhjetë (10) në sistemin e vlerësimit të dijeve me dhjetë pikë, nota më e mirë në këtë sistem. Mori një dhjetë. I vuri dhjetë. Doli me (të gjitha) dhjeta.
- 4. vet. -ËRA përd. përem. Shumë. Dhjetëra njerëz. Dhjetëra duar. Dhjetëra e dhjetëra.
DHJETË mb.
- 1. Që i përgjigjet numrit dhjetë në një varg të pandërprerë njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje, në një klasifikim etj; që vjen menjëherë pas të nëntit. Muaji i dhjetë. Dita (java) e dhjetë. Radha e dhjetë. Vendi i dhjetë. Klasa e dhjetë. Mësimi i dhjetë.
- 2. përd. em. f. Një nga të dhjetë pjesët e barabarta, në të cilat është ndarë një e tërë. Një e dhjeta. Dy (tri, katër.. .) të dhjetat.
- 3. përd. em. f. Klasa e dhjetë në shkollën dymbëdhjetëvjeçare. E dhjeta B. Mbaroi të dhjetën. Kaloi në të dhjetën.
- 4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Doli i dhjeti. Është i dhjeti.
- 5. si em. f. vet. DHJETAT (të). Periudhë prej dhjetë vjetësh si moshë. I mbushi të dhjetat.
DHJETË f. vjet.
- Një e dhjeta pjesë e drithit ose e prodhimeve të tjera bujqësore që bujku ishte i detyruar t'ia jepte shtetit, feudalit, kishës, si taksë në natyrë. Shitja e të dhjetave. Mblodhi të dhjetat.