DHUNË f.

  • 1. Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës. Dhunë revolucionare (kundërrevolucionare). Dhunë policore. Dhuna mbi personin. Akt dhune. Metodë dhune. Me anë të dhunës. Përdor (kundërshtoj) dhunën. Marr (fitoj) me dhunë.
  • 2. Shndërrim, poshtërim a turp i madh që i bëhet dikujt, cenim i rëndë i nderit të dikujt me vepra a me fjalë; fyerje e rëndë që i bëhet dikujt. I bëj dhunë dikujt e turpëroj a e poshtëroj dikë; përdhunoj a shndërroj dikë. I vuri dhunë shtëpisë.
  • 3. bised. E keqe; dëm. Bëri mirë e gjeti dhunë. Ruhet mos i dale dhunë.