dhunoj
DHUNOJ kal.
- 1. Përdor dhunën; e detyroj, e shtyp dikë me anë të forcës. Dhunoj hapur (rëndë). Xhandarët dhunonin popullin.
- 2. Shkel ligjet e rregullat e vendosura, veproj në kundërshtim me ligjet me rregullat, me një marrëveshje të pranuar etj. Dhunoj ligjet. Dhunoi të drejtat e tjetrit.
- 3. Hyj në një banese, në një zyrë etj. me forcë, pa pasur të drejtë ligjërisht, cenoj banesën; prek a shkel kufijtë e një vendi, tërësinë tokësore të tij. Dhunoi shtëpinë. Dhunuan kufijtë (hapësirën ajrore, ujërat tokësore).
- 4. Shndërroj, poshtëroj a turpëroj keq dikë, e cenoj rëndë në nder me vepra a me fjalë. E dhunoi para të gjithëve. E dhunoi keq.
- 5. Shndërroj a përdhunoj dikë.