dhunues
DHUNUES m.
- 1. Ai që përdor dhunën ndaj një tjetri, ai që ia arrin një qëllimi më anë të dhunës.
- 2. Ai që dhunon banesën e dikujt; ai që shkel kufijtë e një shteti etj., shkelës. Dhunues i banesës. Dhunues i kufijve ajrore (i ujërave tokësore).
DHUNUES mb.
- 1. Që dhunon.
- 2. Që bëhet me dhunë, që vendoset a që arrihet me dhunë, që mbështetet në dhunë, i dhunshëm. Veprim dhunues.