DIJE f.

1. Tërësia e njohurive pak a shumë sistematike, që dikush ka përvetësuar në një fushë të caktuar; gjithçka që dihet për botën që na rrethon, njohuri; dituri, shkencë. Dije të thella (të shumta, të plota, të sakta). Dije marksiste. Dije shkencore. Dijet e nxënësit. Përhapja e dijes. Kontrolli (vlerësimi) i dijeve. Fronti i dijes. Në lëmin e dijes. Dashuria për dijen. Ka nevojë për dije. Shton dijet. Merr dije. Flet me dije flet me urti, me arsye të shëndoshë.

2. krahin. Dijeni, njoftim. Vë në dije njoftoj. Është në dije të punës.

  • Shet dije shet mend, hiqet i ditur.