DISFATIZËM m.

1. Politikë dhe veprimtari reaksionare e kundërrevolucionare, që synon të përhapë frikë në gjirin e masave punonjëse, duke u ngjallur atyre mosbesim në forcat e veta; politika e nënshtrimit ndaj armikut, e tërheqjes nga lufta, e tradhtisë ndaj revolucionit a ndaj çështjes së përbashkët për shkak të frikës e të mosbesimit në forcat e veta. Politika e disfatizmit. Luftoi (dënoi, shpartalloi) disfatizmin.

2. Mosbesim në përfundimin me sukses të një lufte a të një pune të rëndësishme, mungesë guximi dhe trembje nga vështirësitë për shkak të mosbesimit në forcat e veta; qëndrim prej disfatisti. Shfaq (shpreh) disfatizëm. Bie erë disfatizëm.