ditëlindje
DITËLINDJE f.
1. Dita e lindjes së dikujt; kremtimi i kësaj dite çdo vit; datëlindje. Ditëlindja e vajzës (e djalit, e shokut). Dhurata për ditëlindjen. Ka ditëlindjen. I festuan ditëlindjen. Gëzuar ditëlindjen!
2. fig. Dita e krijimit a e themelimit të diçkaje (të një organizate etj.); kremtimi i kësaj dite çdo vit; datëlindje. Ditëlindja e organizatës.