DITUR m.

Njeri i ditur; dijetar.


DITUR mb.

1. Që ka njohuri të gjera e të thella në një fushë a në disa fusha, që di shumë; që është shumë i aftë e i zoti në punën e vet; i mençur. Njeri i ditur. Është shumë i ditur.

2. Që dihet prej të gjithëve, që e njohin të gjithë, i njohur. Gjë e ditur. Është e ditur. Ia bëj të ditur dikujt e njoftoj, ia bëj të njohur, e vë në dijeni.