DJALLËZI f.

1. Të qenët i djallëzuar; prirje për të mashtruar të tjerët e për të bërë prapësi. Ka djallëzi. Është njeri me (pa) djallëzi. E bëri (e ka) me (pa) djallëzi. E fsheh djallëzinë.

2. Veprim i pabesë e tinëzak që bën dikush për të ngatërruar a për të mashtruar të tjerët, për të shtënë dikë në grackë etj., punë e prapë, prapësi; dhelpëri, dredhi. Djallëzitë e armikut. I di të gjitha djallëzitë. Ka bërë shumë djallëzi. S'hoqi dorë nga djallëzitë. Ia zbuluan djallëzitë.