djathë
DJATHË m.
Bulmet që bëhet duke zënë qumështin me mullëz a me maja dhe duke e kulluar në napë; në llojet e ndryshme të këtij bulmeti. Djathë i bardhë (i butë, i fortë, i njomë). Djathë i shkrirë. Djathë kaçkavall. Djathë i rrahur (i marrë) djathë që bëhet me qumësht, të cilit i është marrë ajka. Djathë i parrahur (i pamarrë) djathë që bëhet me qumësht, të cilit s'i është marrë ajka. Djathë baxhoje djathë që bëhet me qumësht shumë të rrahur e që është vrima-vrima. Djathë peshe djathë i fortë. Djathë nape. Djathë shakulli. Djathë me shtrepa. Djathë me erë. Djathë me kripë (pa kripë). Punishtja e djathit. Llojet e djathërave. Prodhimi i djathit. Copë (thërrime) djathi. Napë djathi. Fuçi (kade, teneqe, gyp) djathi. Byrek me djathë. Zë (bën) djathë. U prish djathi. Ha bukë me djathë.
- E kam (si) bukë e djathë shih te BUK/Ë,~A. E hëngri (e mori) sapunin për djathë u gënjye, u mashtrua, e mori një gjë për diçka tjetër. E shet sapunin për djathë gënjen, mashtron të tjerët, u hedh hi syve. Djathë i mirë (gjalpë, dhjamë) në lëkurë të qenit shih te QEN,~I. I mori bukën, të harronte djathin thuhet kur dikush nuk i plotëson një tjetri një nevojë kryesore me qëllim që të mos kërkojë gjëra të tjera më pak të rëndësishme a të tepërta. Të jep më shumë djathë (ullinj) se bukë thuhet kur dikush, në vend që ta dëgjojë tjetrin e të përfitojë nga këshillat e tij, ia kthen fjalën e nuk ua vë veshin këshillave, qortimeve e vërejtjeve që i bëhen. Kush ha djathë nga të hoxhës, pëlcet për ujë fj. u. shih te HOXH/Ë,~A. Bar djathi bot. shih te BAR, ~I I. Lule djathi bot. shih te LUL/E,~JA.