doçe
DOÇE I f.
1. vet. nj. Lojë fëmijësh me disa veta, njëri prej të cilëve përpiqet të hedhë një koçan misri a një copë të vogël druri të rrumbullakosur në një gropë që ruhet me shkopinj nga lojtarët e tjerë. Doçja luhet me shkopinj të gjatë.
2. Koçan misri ose një copë e vogël druri e rrumbullakosur, që përdoret në këtë lojë. Me doçe në dorë. Mori (hodhi, goditi) doçen. I ra doçes.
- E qiti në doçe e nxori pa gjë, e nxori pa pjesë, e la me gisht në gojë. Ka gjetur shkopi doçen keq. shih te SHKOP,~I.
DOÇE II f.
Shtambë e vogël, zakonisht me një vesh. Pinë me doçe.