dobësohem
DOBËSOHEM vetv.
1. Bëhem i dobët ose më i dobët (sipas kuptimeve 1-12, 14-18 të këtij mbiemri); kund. forcohem, fuqizohem. U dobësua shumë gjatë sëmundjes. I është dobësuar zemra. I janë dobësuar sytë (veshët, nervat). Iu dobësua kujtesa. Nuk u dobësuan bagëtitë këtë dimër. Janë dobësuar ca shtyllat (shkallët). U dobësua era (drita, ngjyra, zëri). Është dobësuar pak uthulla (vera). U dobësuan sulmet (goditjet). Nuk lejojmë që të dobësohet partia (shteti, pushteti, ushtria, organizata, kooperativa, ekonomia, disiplina, kontrolli). U dobësuan ca përpjekjet (kërkesat). Dobësohen lidhjet (marrëdhëniet). Dobësohet bashkëpunimi. Nuk iu dobësua vullneti (vëmendja, dëshira, dashuria, kujdesi, besnikëria). Nuk iu dobësuan shpresat.
2. Pës. e DOBËSOJ.