DOBISHËM mb.

1. Që i sjell dobi dikujt a diçkaje; kund. i dëmshëm. Ushqime të dobishme. Kafshë (bimë) të dobishme. Veprim i dobishëm.

2. Që është i nevojshëm, që hyn në punë për diçka, që mund të shfrytëzohet për qëllime të caktuara; që i vlen njeriut a gjithë shoqërisë. Punë (vepër) e dobishme. Masë e dobishme. Analizë (mbledhje, kritikë, përvojë) e dobishme. Minerale të dobishme.

  • Koeficienti i punës së dobishme mat. shih te KOEFICIENT,~I.