doganë
DOGANË f.
1. Institucion shtetëror, i cili merret me kontrollin e mallrave që hyjnë ose që dalin nga një shtet në një shtet tjetër, si edhe me caktimin e me arkëtimin e taksave të parashikuara për to; pika ose vendi në kufirin shtetëror a në një aeroport, ku bëhen këto veprime; ndërtesa e këtij institucioni. Dogana e kufirit (e aeroportit). Nëpunës (punonjës) i doganës. Kontrolli i doganës. Punon në doganë. Kaloi nëpër doganë.
2. bised. Taksë shtetërore në të holla, e cila merret sipas ligjeve në fuqi për mallra që hyjnë ose dalin nga një shtet në një shtet tjetër. Doganë e lartë (e ulët). Me (pa) doganë. Pagoi shumë (pak) doganë.
- Flet pa doganë flet pa menduar mirë, i lëshon fjalët si t'i vijnë, flet pa përgjegjësi.