dogmatik
DOGMATIK m.
Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm.
DOGMATIK mb.
1. Që trajtohet si dogmë, që shndërrohet në dogmë; që mbështetet në një dogmë të caktuar dhe që nuk vlerësohet, nuk zbatohet a nuk zgjidhet në mënyrë krijuese. Tezë (pikëpamje) dogmatike. Parim dogmatik. Zgjidhje dogmatike. Në mënyrë dogmatike.
2. Që i sheh gjërat si dogma, që bie në dogmatizëm. Njeri dogmatik.
3. fig. Që lidhet me dogmën fetare a me dogmatikën, që është karakteristik për dogmatikën; i dogmatikës.