dok
DOK I m. tekst.
Pëlhurë e dendur prej pambuku, që përdoret sidomos për veshje të lehta verore ose për rroba pune. Dok i ngjyrosur. Dok i gomuar. Pantallona (xhaketë, kostum, këmishë, rroba) doku. Vishet me dok.
- Dok diagonal dok i thurur me fije që kalojnë në mënyrë të tërthortë.
DOK II m.
Plis dheu.
DOK III m. det.
Vend i posaçëm në një port për ngarkimin e shkarkimin e anijeve ose për ndreqjen e tyre. Dok i madh. E nxorën në dok anijen e çuan anijen në dok për ta ndrequr. Punon në dok.