dokëndis
DOKËNDIS kal. bised.
1. vet. veta III ( me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më bie rëndë, më prish, më bën keq për shëndetin; e dëmton. E dokëndisën fasulet. E dokëndisi rakia. E ka dokëndisur ngrica rrushin.
2. Fyej dikë, prek në sedër; e ngacmoj, i bie në qafë. E dokëndisi me fjalë. E dokëndisi rëndë.
3. Lëndoj, prek thellë në zemër. E dokëndisën lotët e vajzës. E dokëndisi vdekja e djalit.