DOMOSDOSHMËRI f.

1. libr. Nevojë a kërkesë që duhet plotësuar patjetër; të qenët i domosdoshëm. Domosdoshmëria e bashkimit (e bashkëpunimit, e luftës). Domosdoshmëria e mësimit (e studimit). Domosdoshmëria e ngritjes së cilësisë.

2. filoz. Lidhja e sendeve a e dukurive, si edhe zhvillimi i tyre që rrjedh nga shkaqe thelbësore e objektive, që buron nga vetë natyra e brendshme e këtyre sendeve a dukurive e ka karakter ligjësor; diçka që ndodh në mënyrë të pashmangshme në disa kushte të caktuara, ajo që bëhet kështu dhe kurrsesi ndryshe. Domosdoshmëri objektive (historike, jetësore). Domosdoshmëria dhe rastësia. Shfaqje të domosdoshmërisë.