donzhuan
DONZHUAN m. libr., keq.
Burrë ose djalë i dhënë pas aventurave të dashurisë dhe pas qejfeve; ai që u vjen rrotull grave dhe që përpiqet t'u pëlqejë atyre, t'i mashtrojë e t'i shtjerë në dorë me çdo mënyrë (sipas emrit të Don Zhuanit, heroit legjendar të disa veprave letrare spanjolle etj.).