DOSJE f. zyrt.

Dy kapakë kartoni, lëkure etj. të lidhur bashkë, ku mbahen shkresa, dokumente etj.; tërësia e shkresave dhe e dokumenteve që vihen së bashku brenda këtyre kapakëve. Dosje e trashë. Dosja vetjake (personale). Dosje sekrete. Vë në dosje.