dredharak
DREDHARAK mb.
1. Që ka shumë dredha a kthesa, që është dredha-dredha, gjarpërues. Rrugë (udhë) dredharake. Lumë (përrua) dredharak.
2. fig. keq. Që u shmanget me dredhi përgjigjeve e qëndrimeve të drejtpërdrejta e të çiltra, që i bën dredha fjalës ose që i bën bisht përgjegjësisë; që thuhet a që bëhet me dredhi, që ka dredhi a dinakëri; dinak. Njeri dredharak. Sjellje dredharake. Qëndrim dredharak. Politikë dredharake. Fjalë (përgjigje) dredharake.
3. përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). Sjellje (qëndrim, përgjigje) prej dredharaku.