DREDHJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DREDH, DRIDHEM. Dredhja e fillit. Dredhja e zërit. Çikrik dredhjeje. Makina e dredhjes. Reparti i dredhjes.

2. shih DREDH/Ë,~A 1,2,6,7. Dredhjet e udhës. Dredhjet e sustës. Dredhja e kularit. Dredhje ere (bore).

3. kryes. Lëvizje të lehta të zërit më lart e më poshtë se toni kryesor, ngritje e ulje të vogla të zërit (kur këndojmë); dridhjet e zërit. Dredhjet e zërit.