dredhoj
DREDHOJ jokal.
1. edhe kal. Marr kthesën e një rruge, kthehem në një drejtim tjetër; lë rrugën që kam nisur dhe marr një tjetër; vet. veta III ndërron drejtim, bën dredhë a kthesë. Dredhoi nga e majta (nga e djathta). Dredhoi lumi (rruga). Dredhoi rrugën.
2. Eci a vrapoj duke bërë dredha, gjarpëroj. Dredhonte nëpër fushë.
3. Bëj një lëvizje të shpejtë e të shkathët për t'i shpëtuar dikujt a diçkaje; ndërroj vend që të mos ndeshem me dikë a me diçka. I dredhoi gurit (plumbit).
4. fig. Flas ose veproj me dredhi, bëj dredha. Mundohej të dredhonte.
5. kal. fig. Ndërroj menjëherë drejtimin e bisedës, e hedh fjalën diku gjetkë për të shpëtuar nga një gjendje e vështirë, për të mos iu përgjigjur një pyetjeje etj. Dredhoi bisedën (fjalën).