DREJTKËNDËSH m. gjeom.

Katërkëndësh që i ka të gjitha këndet të drejta. Gjerësia (gjatësia, sipërfaqja) e drejtkëndëshit. Në trajtë drejtkëndëshi.


DREJTKËNDËSH mb.

1. gjeom. Që i ka këndet të drejta; kënddrejtë. Figurë drejtkëndëshe.

2. Që ka trajtën e një drejtkëndëshi, që është si drejtkëndësh. Bllok drejtkëndësh. Shtëpi drejtkëndëshe.