DREJTOHEM vetv.

1. vet. veta III. Bëhet vetë e drejtë diçka që ka qenë e shtrembër, e lakuar a e përkulur, e kërrusur, e pjerrët a me dredha; shtrihet; kund. shtrembërohet; përkulet. U drejtuan degët (fidanët, bimët). U drejtuan dërrasat. U drejtua dyshemeja (tavani). Iu drejtua trupi (qafa, këmba).

2. vet. veta III. Rregullohet, merr pamjen dhe gjendjen e vet të rregullt a të zakonshme. Iu drejtuan sytë (për dikë që i ka pasur të shtrembër).

3. Marr drejtimin në një pikë të caktuar, kthehem nga ajo anë drejt së cilës do të lëviz; kthehem drejt asaj ane a hapësire ku gjendet dikush a diçka; kthehem a nisem në një drejtim të caktuar; shkoj. U drejtuan nga perëndimi (nga veriu). Drejtohet me fytyrë nga dielli. Drejtohet nga nxënësit (nga dëgjuesit). U drejtua për në fshat (për në shkollë, për në det). U drejtua nga e djathta (nga e majta, lart...).

4. Shkoj te dikush për t'i bërë një kërkesë etj., vete të këshillohem me të a t'i kërkoj ndihmë; i them a i flas për diçka; u bëj thirrje ndjenjave, ndërgjegjes etj. të dikujt për diçka. Iu drejtua kryetarit. U drejtohet punëtorëve (kooperativistëve). U drejtohet ndjenjave patriotike. I drejtohet mendjes dhe zemrës së tyre. Iu drejtua me fjalë të ngrohta (të buta, të ashpra). Iu drejtua me një letër (me një lutje). I drejtohet për ndihmë.

5. vet. veta III fig. Vete, shkon në një drejtim; përqendrohet. Sytë e të gjithëve u drejtuan te hyrja. Vëmendja u drejtua te detyra kryesore.

6. Pës. e DREJTOJ. Kooperativa drejtohet nga asambleja.