DREJTORI f.

1. Organ drejtues i një ndërmarrjeje, i një institucioni, i një shkolle etj., që përbëhet zakonisht nga drejtori dhe nga zëvendësit e tij; zyrat e këtij organi dhe të aparatit të tij; zyra e drejtorit. Drejtoria e ndërmarrjes (e kombinatit, e fabrikës, e institutit, e shkollës, e spitalit, e muzeut, e bibliotekës). Anëtarët e drejtorisë. Mbledhja e drejtorisë. E shqyrtuan në drejtori. Zyrat e drejtorisë. E thirrën në drejtori.

2. Institucion administrativ qendror ose ndarje kryesore në një ministri etj., që organizon e drejton punën në një fushë të caktuar të ekonomisë, të kulturës, të mbrojtjes dhe të administrimit shtetëror për gjithë vendin; ndërtesa a zyrat e këtij institucioni. Drejtoria e përgjithshme e ekonomisë komunale (e postave dhe e telekomunikacioneve, e centraleve elektrike, e radiotelevizionit, e arkivave të shtetit). Drejtoria e doganave (e arsimit të mesëm, e farërave, e të ardhurave, e buxhetit, e kontrollit të mjeteve të matjes). Drejtoria e këshillave popullore (e ligjshmërisë).