DREJTSHKRIMOR mb.

Që ka të bëjë a që lidhet me drejtshkrimin, që i përket drejtshkrimit, i drejtshkrimit; që përcakton a jep drejtshkrimin e fjalëve. Norma drejtshkrimore. Rregullat drejtshkrimore. Fjalor drejtshkrimor. Dallime drejtshkrimore. Variant drejtshkrimor. Gabim drejtshkrimor. Çështje drejtshkrimore.