drekë
DREKË f.
1. Ushqimi që hamë në mesditë; e ngrëna e mesditës; koha kur hamë ushqimin në mesditë. Drekë e pasur (e varfër). Para (pas) dreke. Kopsht me (pa) drekë kopsht ku fëmijët hanë (ose nuk hanë) drekë. Bën (përgatit, ha, shtron) drekën. E thirri (e ftoi, e grishi, e mbajti) për drekë.
2. edhe ~A, ~AT. Buka që shtrohet në mes ditë me rastin e një feste, të një gëzimi etj.; pritja që jepet zyrtarisht në mesditë për nder të dikujt etj. Dreka e ditëlindjes (e dasmës, e përcjelljes, e lamtumirës). Dha (shtroi) një drekë për nder të delegacionit.
3. bised. Koha në mesditë, mesi i ditës, mesdita. I zuri dreka. Aty nga dreka.
- Drekën e mirë! përd. pasth. përdoret si përshëndetje kur njerëzit ndahen nga njëri-tjetri pak para drekës. I ngrënça drekën! mallk. shih te HA. Ku e zë dreka, s'e zë darka udhëton a bredh shumë nga një vend në tjetrin, nuk rri në një vend.