dritëhedhës
DRITËHEDHËS mb. usht.
1. Që lëshon rreze të forta drite, që hedh dritë në largësi të madhe; që shërben për të ndriçuar diçka. Raketë dritëhedhëse.
2. si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Aparat a mjet që hedh dritën në largësi të madhe. Dritëhedhës i fuqishëm. Është pajisur me dritëhedhës.