dritëshkurtër
DRITËSHKURTËR mb.
1. mjek. Që nuk mund të shohë mirë larg, por që sheh mirë afër, miop; kund. dritëgjatë, dritëlargët. Njeri dritëshkurtër. Sy dritëshkurtër.
2. fig. Që nuk i gjykon dot thellë gjërat; që e shikon cekët një çështje a një problem; që nuk është i aftë të parashikojë zhvillimin e ngjarjeve, që nuk i parashikon dot pasojat e diçkaje, që nuk sheh larg; kund. largpamës. Njeri (politikan) dritëshkurtër. Politikë dritëshkurtër. Qeveri dritëshkurtër.
3. libr. Që ndriçon për pak kohë; që nuk ndriçon shumë larg. Fener (kandil) dritëshkurtër.
4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit (për njerëzit).