DUBLUES m. libr.

1. Ai që bën një punë të njëjtë a të ngjashme krahas me dikë tjetër; ai që qëndron pranë dikujt dhe e ndihmon a e zëvendëson në të njëjtën punë. E çuan si dublues.

2. teatër. Aktor që ka përgatitur dhe luan rolin e një tjetri, i cili është kryesori; ai që zëvendëson aktorin e parë.

3. sport. Lojtar i vijës së dytë që dublon lojtarin e vijës së parë (në lojën e volejbollit).

4. kinem. Aktor që regjistron me zërin e vet tekstin e një filmi të përkthyer në një gjuhë tjetër.