DURIM m.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DUROJ, DUROHEM. Durimi i dhembjeve. Durimi i fatkeqësive.

2. Aftësia e dikujt për të duruar e për të përballuar vështirësi, shqetësime, vuajtje, fatkeqësi etj. pa u ankuar e pa u ligështuar. Shembull durimi. Mungesë durimi. Kalon (kapërcen) me durim. E përballoi fatkeqësinë me durim.

3. Vetia e dikujt për t'u treguar i matur, i përmbajtur, i qetë e gjakftohtë, për të mos u rrëmbyer në marrëdhëniet me të tjerët. Sillet me durim. Iu sos durimi. E humbi durimin dhe foli rëndë. Ki durim e dëgjo! Shpërdoron durimin e tjetrit. Edhe durimi ka kufi.

4. Aftësia e dikujt për t'u marrë me diçka për një kohë të gjatë e pa u mërzitur, për ta çuar deri në fund një punë ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje, me këmbëngulje e me vullnet; aftësia e dikujt për të pritur dikë a diçka i qetë për një kohë të gjatë. Ka durim të madh në punë. Punon me durim. Priste me durim. Durim, shokë, edhe pak! Me durim dhe me punë bëhet edhe shkëmbi vresht. fj. u.

  • Bëj durim duroj. Ka durim prej guri (prej hekuri) dikush ka shumë durim, ka durim shumë të madh.